Lajme

Në vetëm 24 orë, në Polici u raportuan 13 raste të dhunës në familje

Foto ilustruese

Policia e Kosovës bën të ditur se gjatë 24-orëve të fundit janë raportuar 13 raste të dhunës në familje.

Në njoftimin e PK-së thuhet se nga dy raste janë shënuar në Prishtinë, Fushë Kosovë, Gjilan e Gjakovë dhe nga një rast në Drenas, Graqanicë, Pejë, Prizren e Lipjan.

Nga 13 rastet e raportuar, tetë prej tyre janë dhunë e ushtruar nga burrat drejt bashkëshorteve të tyre.

Grafika e rasteve të dhunës në familje

Vetëm një rast në Fushë Kosovë është ku gruaja është arrestuar për dhunën e ushtruar ndaj bashkëshortit të saj.

Në Gjilan, në të dyja rastet janë arrestuar dy burra, njëri për shkak të dhunës psiqike të ushtruar ndaj vajzës së tij ndërsa tjetri për dhunë fizike të ushtruar ndaj nënës së tij.

Për dhunë psikike në raportin 24-orësh është i dyshuar edhe një person në Graqanicë, i cili në gjendje të dehur ka ushtruar dhunë psikike ndaj motrës së tij.

Dhuna në familje është një dukuri në rritje në vendin tonë edhe gjatë ditës së djeshme po ashtu u raportuan katër raste./Shqip.com