Lajme

Në Veri të Mitrovicës digjet një veturë me targa serbe

Foto ilustruese
Foto ilustruese

Policia e Kosovës ka njoftuar se, sot pas orës 02:30 të mëngjesit në Lagjen e Boshnjakëve është djegur një veturë në Veri të Mitrovicës.

Lajmi për media e ka konfirmuar drejtori Rajonal i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani.

Ai tha se vetura që është djegur ka qenë me targa të Beogradit (BG).

Elshani theksoi se ende nuk dihen motivet dhe se nuk ka persona të arrestuar deri më tani.

Hetimet janë duke u zhvilluar, teksa dyshohet për “zjarrvënie”.

/Shqip.com