Lajme

Në veri sekuestrohen 20 pajisje të kriptovalutave

Artane Rizvanolli/ Twitter

Policia e Kosovës ka sekuestruar 20 pajisje të kriptovalutave në veri të vendit.

Kështu ka njoftuar ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, përmes një postimi në Twitter.

“Këto dhe zhvillime të ngjashme në komunat veriore nuk kanë të bëjnë fare me marrëdhëniet ndëretnike në Kosovë siç duan t’i portretizojnë disa”.

“Është një çështje e sundimit të ligjit kundër aktiviteteve të paligjshme”, ka shkruar Rizvanolli.

/Shqip.com