Sport Ndërkombëtar

Në vend të pushimit dhe luksit, Onana zgjodhi diçka krejt tjetër

Ai mund të kishte pushuar në Milano, të shkonte në dasmën e mikut të tij Lautaro Martinez, ose të ishte relaksuar buzë detit. Në vend të kësaj, Andre Onana zgjodhi t’i kalonte tri ditët e pushimit, që Simone Inzaghi i dha skuadrës zikaltër, duke iu përkushtuar fëmijëve nevojtarë.

Portieri zikaltër, siç raportohet nga kolegët e “Actu Cameroon”, shkoi në shtëpi për t’u përgatitur për edicionin e dytë të fushatës së ndërhyrjeve kirurgjikale, udhëhequr nga fondacioni i tij.

Kjo fushatë, e realizuar në bashkëpunim me një OJQ spanjolle, synon të ndihmojë fëmijët me patologji dhe keqformime të ndryshme.

Operacionet do të zhvillohen nga 17 deri më 28 qershor 2023 në Qendrën e Mjekësisë Sportive Nkomkana në Yaounde. Kjo nismë tregon përkushtimin e Onana ndaj vendit të tij dhe dëshirën për të dhënë një kontribut duke shfrytëzuar famën si futbollist.

Gruaja e Onana, Melanie Kamayou, e diplomuar në Universitetin e Massachusetts, punon gjithashtu në fondacion.

/Shqip.com