Ekonomi Biznes

Në tremujorin e 2021-ës ka pasur ngritje të çmimeve prej 4.4 për qind

Ilustrim.

Në tremujorin e tretë të vitit 2021 ka pasur ngritje të çmimeve për 4.4 për qind, krahasuar me tremujorin e dytë të këtij viti, përcjell Shqip.com.

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar Indeksin e Çmimeve të Prodhimit, ku shihet se ngritje me të mëdha janë vërejtur te energjia elektrike, prodhimi i mobiljeve, i metaleve, pajisjeve elektrike, makinerisë, prodhimi i drurit, i artikujve nga kashta dhe i gomës dhe plastikës.

“Ngritje më të mëdha sipas degëve të veprimtarive ekonomike vërehen te: energjia elektrike, gazi, avulli dhe furnizimi me ajër të kondicionuar (13.4%); prodhimi i mobilieve (7.2%); prodhimi i metaleve (5.3%); prodhimi i pajisjeve elektrike (4.0%); prodhimi i makinerisë dhe pajisjeve p.k.t (3.4%); prodhimi i drurit dhe i produkteve të drurit dhe të tapës, përveç mobilieve: prodhimi i artikujve nga kashta dhe materialeve të gërshetuara – thurëse (2.9%);

prodhimi produkteve të gomës dhe të plastikës (2.3%); prodhimi i produkteve minerale jo-metalike (1.1%); nxjerrja e xehes së metalit (0.7%); përpunimi i produkteve ushqimore (0.7%); dhe prodhimi i produkteve të fabrikuara metalike, përveç makinerisë dhe pajisjeve (0.3%)”, thuhet ndër tjerash në njoftimin e ASK-së.

Ndërkaq, rënie të çmimeve ka pasur në prodhimin e mjeteve motorike, rimorkiove dhe gjysmë-rimorkiove, në prodhimin e letrës dhe produkteve të saj si dhe në prodhimin e pijeve dhe xeheroret e guroret tjera.

“Ngritja u neutralizua me rënien e çmimeve te: prodhimi i mjeteve motorike të (transportit), rimorkiove dhe gjysmë-rimorkiove (-2.1%); prodhimi i letrës dhe produkteve prej saj (-1.2%); prodhimi i pijeve (-0.6%); dhe xeheroret e guroret e tjera (-0.4%)”, njofton tutje ASK.

Kurse, krahasuar me tremujorin e vitit 2020, në këtë tremujor janë ngritur prodhimet në një mesatare prej 6.9 për qind.

“Ndërkaq, krahasuar TM3 2021 me TM3 2020, çmimet e prodhimit u ngritën në një mesatare prej 6.9%. Ngritje më të mëdha sipas degëve të veprimtarive ekonomike vërehen te: energjia elektrike, gazi, avulli dhe furnizimi me ajër të kondicionuar (17.0%); prodhimi i metaleve (12.1%); prodhimi i mobilieve (9.0%); prodhimi i produkteve të fabrikuara metalike, përveç makinerisë dhe pajisjeve (4.7%); prodhimi produkteve të gomës dhe të plastikës (4.7%);

nxjerrja e xehes së metalit (4.2%); prodhimi i pajisjeve elektrike (4.1%); prodhimi i makinerisë dhe pajisjeve p.k.t (3.7%); prodhimi i produkteve minerale jo-metalike (2.6%); prodhimi i drurit dhe i produkteve të drurit dhe të tapës, përveç mobilieve: prodhimi i artikujve nga kashta dhe materialeve të gërshetuara – thurëse (2.5%); përpunimi i produkteve ushqimore (1.3%); grumbullimi, trajtimi dhe furnizimi me ujë (0.7%); prodhimi i letrës dhe produkteve prej saj (0.4%); dhe prodhimi produkteve kimike (0.3%)”, thuhet tutje nga ASK./SHQIP.com