Lajme

Në Tiranë vendosen kazanët nëntokësorë, Rama: Pastrimi është civilizim

kazanet nentokesor

Në Ditën Ndërkombëtare të Mjedisit, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka njoftuar se në Tiranë tani do të jenë prezentë kazanët nëntokësorë.

Ai bëri të ditur se kazanët e vendosur do të mundësojnë ndotjen më pak të mjedisit, duke shtuar se ky është një hap drejt teknologjisë së mbledhjes së mbeturinave.

“Në Ditën Ndërkombëtare të Mjedisit, më në fund edhe në Tiranë hidhet hapi i parë drejt teknologjisë së mbledhjes së mbetjeve në qytet me kazanë të rinj nëntokësor, që nuk ndotin e as vandalizohen dot dhe që zbrazen me një mjet të posaçëm, duke i hapur gjithashtu rrugën ndarjes së mbetjeve në burim”.

Gjithashtu, Rama përmes një postimi në Facebook njoftoi se sot po mësonte të bënte pica në Sheshin Italia të cilat po iu shpërndaheshin qytetarëve./Shqip.com