Lajme

Në Tiranë njerëzit mbushin rrugët pas tërmetit

Shqipëria u godit nga 2 lëkundje të forta tërmeti mbrëmjen e së dielës. Lëkundja më e fortë ishte ajo e orës 22.37 me magnitudë 4.7 e shkallës Rihter.

Epiqendra e tërmetit ishte në afërsi të Klosit.

Lëkundjet u ndien të forta edhe në Tiranë, ku njerëzit kanë dalë nga shtëpitë.

Një video të rrugëve të mbushura në Tiranë e ka publikuar edhe gazetari i njohur nga Shqipëria, Blendi Fevziu.

/Shqip.com