Kulturë

Në Tiranë hapet ekspozita “Piccolo Mare”

Një ekspozitë e re e artit bashkëkohor iu shtua sot jetës kulturore-artistike në Tiranë.

Ekspozita e titulluar “Piccolo Mare” është realizuar nga Harabel Contemporary Art Platform në bashkëpunim me Akademinë e Arteve të Bukura të Lecce-s dhe Galerinë FAB të Universitetit të Arteve, me mbështetjen e Ambasadës Italiane dhe Institutit Italian të Kulturës.

Kjo ekspozitë mori nismë nga edicioni i XVI i Çmimit Kombëtar të Arteve – Artet Pamore (PNA), një konkurs kombëtar i studentëve të Akademive të Arteve të Bukura organizuar nga Ministria e Universitetit dhe Kërkimit, që u zhvillua në qytetin e Leçes, nga data 18 nëntor deri më 16 dhjetor.

Ekspozita “Piccolo Mare” bën bashkë veprat fituese dhe finaliste të seksioneve të ekspozuara në edicionin e XVI të PNA-së dhe punimet e studentëve të Universitetit të Arteve në Tiranë.

Në kuadër të çeljes së ekspozitës, ambasadori italian në Shqipëri, priti në rezidencë, artistët. E pranishme ka qenë edhe ministrja e Kulturës, Margariti. “Me anë të këtij projekti forcohet bashkëpunimi kulturor midis dy vendeve për t’u dhënë dritë formave të reja të komunikimit artistik të të rinjve”, thuhet në faqen online të ambasadës italiane.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur në galerinë FAB, deri në 14 shkurt.

/Shqip.com