Lajme

Në takimin Osmani-Dendias diskutohet për procesin e dialogut Kosovë-Serbi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim ministrin e jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias.

Por, se çfarë është folur në këtë takim ka treguar vetë presidentja përmes një postimi në Facebook.

Osmani tha se përveç diskutimeve për bashkëpunim dypalësh, në këtë takim u diskutua edhe për procesin e dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë.

“Mirëprita sot ministrin e Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias, në vizitën e tij të gjashtë në Republikën e Kosovës. Diskutuam për përkushtimin tonë të përbashkët për ta forcuar bashkëpunimin dypalësh në mes të Kosovës dhe Greqisë, për procesin e dialogut me Serbinë, si dhe për zhvillimet e fundit në rajon”.

Tutje, Osmani tha se Kosova vazhdon të jetë e angazhuar për paqe afatgjate në rajon, forcim të demokracisë dhe integrim të plotë në institucionet euroatlantike

/Shqip.com