“Në takimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, presidentja do t’i paraqes të arriturat e vendit”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në takimin e pasdites të Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara do të prezantojë të arriturat e vendit, përcjell Shqip.com.
Këtë e ka bërë të ditur Blerim Vela, këshilltari i Osmanit, i cili tha se në këtë takim ajo do t’i ekspozojë edhe veprimet keqdashëse të Serbisë dhe aktorëve tjerë.

“Sot, Këshilli i Sigurimit do të diskutojë mbi raportin e Kosovës të Sekretarit të Përgjithshëm. Presidentja Vjosa Osmani do t’i paraqesë të arriturat e Republikës sonë të re dhe do t’i ekspozojë veprimet keqdashëse të Serbisë dhe aktorëve të tjerë”, shkroi Vela në Twitter.
Today, the @UN Security Council will discuss the Secretary-General @antonioguterres report on #Kosovo.
— Blerim Vela (@Blerim_Vela) October 15, 2021
President @VjosaOsmaniPRKS will present achievements of our young Republic and expose the malign actions of #Serbia and other actors.
Tune in at 4 PM CET for live broadcast! pic.twitter.com/wwVR4SZNoR
Takimi do të mbahet pasditen e mërkurës nga ora 16:00 dhe do të transmetohet drejtpërdrejt./SHQIP.com