Sport Ndërkombëtar

Ende në stol

Riqui Puig

Emërimi i Xavi Hernandez – në krye të Barcelonës – u mendua se do ishte një lajm i mirë për Riqui Puig.

Mesfushori spanjoll,  paraprakisht – nuk ishte thuajse fare në planet e Ronald Koeman dhe ndeshjet i shikonte nga stoli.

Trajneri u ndërrua, por situata e Puig mbeti e njëjta. Në stol.

Madje, vet Xavi – në disa intervista të dhëna – sa ishte trajner në Katar e kishte lavdëruar Puigi-n, duke thënë se e ka “AND-në e stilit të Barceonës”.

Barcelona: Riqui Puig still struggling at Barcelona: Xavi's arrival hasn't  changed anything | Marca
Xavi dhe Puig

Megjithatë, në 18 ndeshje që që Hernandez ka drejtuar katalunasit, Riqui është paraqitur vetëm gjashtë herë.

Teksa, në vetëm dy takime – luajti më shumë se 45 minuta. Gjithsej, 232 minuta.

Aktualisht – ai ka tetë ndeshje radhazi – në të cilat nuk ka shkelur në fushën e gjelbër për as edhe një moment të vetëm. Një statistikë të tillë nuk i kishte ndodhur edhe nën urdhërat e Koeman.

Gavi, Nico, Pedri po preferohen më shumë nga Xavi – para tij,  kurse Busquets dhe De Jong mbeten të paprekshëm në formacionin startues.

Riqui Puig could have already broken one of Xavi's rules - Barca Blaugranes
Riqui Puig

Puig – ka kontratë me Barçën – deri në vitin 2023, teksa vlera e tij në tregun e transferimeve sipas “Transfermarket” është nëntë milionë euro.

E ardhmja e 22 vjeçarit mbetet e “mjegullt”, teksa një largim nga “Camp Nou” mund të jetë i mundur në afatin kalimtar të verës/Shqip.com