Art Jetese

Në Stokholm do ndërtohet ‘Qyteti prej drurit’

Vitet e fundit, ndërtesat prej druri kanë arritur lartësi të reja, me rrokaqiejt prej druri të përfunduar ose në zhvillim në vende si Norvegjia, Zvicra dhe Australia.

Singapori, ndërkohë, mund të pretendojë për ndërtesën më të madhe prej druri në Azi, një kampus kolegji të gjerë 468,000 metra katrorë.

Tani, zhvilluesi i pasurive të paluajtshme Atrium Ljungberg ka njoftuar planet për të ndërtuar “qytetin prej druri” më të madh në botë, i cili do të ndërtohet në kryeqytetin e Suedisë, Stokholm.

Stokholm Wood City do të ketë 7,000 hapësira zyrash dhe 2,000 shtëpi në juglindje të qytetit. I vendosur në 250,000 metra katrorë, ai është përshkruar nga zhvilluesi i tij si projekti më i madh i njohur i ndërtimit në botë në dru.

/Shqip.com