Lajme

Në ShSKUK po trajtohen 10 pacientë me COVID-19

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës ka njoftuar se po trajtohen 10 pacientë të konfirmuar me Coronavirus dhe 29 të tjerë post-Covid-19.

Me oksigjeno-terapi janë tetë pacientë, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive është duke u trajtuar një pacient, përcjell Shqip.com.

Klinika Infektive, QKUK

“Në klinikën Infektive janë duke u trajtuar shtatë pacientë, në atë të Pulmologjisë 24 pacientë post-COVID, Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive ka një pacient”, thuhet në njoftim./Shqip.com