Lajme Ballkan

Në Shkup nënshkruhet bashkëpunimi LEN – ASh

Sot në Shkup është konfirmuar bashkëpunimi për zgjedhjet Presidenciale dhe Parlamentare mes Aleanca për Shqiptarët (ASH) dhe Lidhja Evropiane për Ndryshim (LEN) është konkretizuar në një deklaratë të nënshkruar më 17 shkurt 2024 në Shkup.

Kryetari i ASH-së, Arben Taravari, është propozuar si kandidat i përbashkët për president nga Kryesia e ASH-së, me mbështetjen e LEN-it.

Në zgjedhjet parlamentare të 8 majit, opozita shqiptare do të shkojë me lista të përbashkëta për deputetë, ndërsa përveç kandidatit të LEN-ASH, në lista do të ketë edhe aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje, por që janë shtetas të Maqedonisë së Veriut.

Nga ana tjetër, BDI dhe formacioni politik i udhëhequr nga Ziadin Sela akoma nuk kanë vendosur nëse do të jenë me lista të përbashkëta për deputetë si parti shqiptare, duke përfshi edhe subjekte më të vogla, apo do t’i bashkohen frontit evropian të paralajmëruar nga LSDM-ja.

/Shqip.com