Lajme

Në shenjë të 8 Marsit, ndriçohet ndërtesa e Qeverisë në kujtim të grave

Në shenjë të 8 Marsit, ndriçohet ndërtesa e Qeverisë në kujtim të grave
Në shenjë të 8 Marsit, ndriçohet ndërtesa e Qeverisë në kujtim të grave

Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, Agjencia për Barazi Gjinore ka ndriçuar Ndërtesën e Qeverisë së Kosovës me fotografitë e disa nga gratë e shquara të Kosovës, të cilat vdiqën këto vjetët e fundit.

Ky dedikim bëhet në ” kujtim të grave krijuese, artiste, profesoresha universitare dhe gazetare që thyen barrierat në fushat ku vepruan dhe ndërtuan historinë e vendit tonë me fytyrë gruaje, dhe të cilat nuk jetojnë më”, thuhet në postimin e ABGJ-së në Facebook.

Në ndërtesën e Qeverisë u vendosen fotografitë e Nexhmije Pagarushës, Leze Qenës, Sazana Çapriqit, Burbuqe Rushitit, Violeta Rexhepagiqit, Burbuqe Berishës, Vjosa Berishës, Arzana Krajës, Alije Vokshit, Edi Shukriut, Esma Mulla, Teuta Tmava, Ardita Sylejmanit, Seniha Spahiut dhe Shahindere Bërlajollit.

/Shqip.com