Lajme Botë

Në ShBA do të propozohet ligj për gjurmimin e balonave

Shtetet e Bashkuara kanë rrëzuar balonën kineze në brigjet e Karolinës së Jugut/ Ilustrim

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të propozohet ligji që parasheh gjurmimin e balonave.

Kjo vjen si shkak që të ndihmohet ushtria amerikane që të dallojë kërcënimet e mundshme.

Senatorët Mark Keli i cili është demokrat dhe republikani Ted Budd do të paraqesin legjislacionin që kërkon të sigurojë se balonat që veprojnë në hapësirën ajrore amerikane mund të identifikohen.

Çështja tërhoqi vëmendje të re pasi avionët luftarakë amerikanë qëlluan një tullumbace kineze dhe tre objekte të tjera muajin e kaluar.

Legjislacioni do t’i kërkonte Administratës Federale të Aviacionit (FAA) të nxirrte rregulla brenda dy vjetësh që mandatonin pajisjen që veprojnë në 10,000 këmbë mbi nivelin e detit ose më lart me sisteme gjurmimi për të transmetuar lartësinë, identitetin dhe vendndodhjen.

Keli, i cili më parë shërbente si pilot i marinës së SHBA-së dhe astronaut i NASA-s, e tha fjalën e tij për Reuters.

Në një kohë kur kundërshtarët tanë po përdorin taktikat armiqësore të vëzhgimit, nuk ka arsye pse vendi ynë duhet të pyesë veten nëse një objekt në hapësirën tonë ajrore është një kërcënim, balonë moti ose projekt shkencor”.

Budd, i cili është një pilot, tha në një deklaratë “gjuajtja e fundit e një tullumbace spiune kineze që përshkoi qiellin mbi vendin tonë për më shumë se një javë thekson nevojën e menjëhershme që FAA të rivlerësojë se si i ndjekim objektet që fluturojnë mbi hapësirën ajrore amerikane.”

Legjislacioni do t’i kërkojë FAA të punojë me Organizatën Ndërkombëtare të Aviacionit Civil për të zhvilluar standarde ekuivalente për balonat e lartësisë së lartë në të gjithë botën dhe të drejtojë agjencinë për të krijuar një komitet për të propozuar rekomandime dhe për të përditësuar rregullat ekzistuese.

Shtetet e Bashkuara thonë se balona kineze është përdorur për qëllime vëzhgimi.

Kina tha se ishte një aerostat civil i përdorur për qëllime meteorologjike dhe se u hodh aksidentalisht nga kursi në hapësirën ajrore amerikane.

/Shqip.com