Në Serbi quhet “joligjor” dënimi ndaj Zoran Vukotiqit
Publikuar:
(05.07.2021 21:05:36)
E ashtuquajtura “Zyre për Kosovën” që drejtohet nga Petar Petkoviq, e ka quajtur “joligjor” dënimin me burg të Zoran Vukotiq.
Vukotiq është dënuar me 10 vite burg, të hënën nga Gjykata Themelore në Prishtinë.
Ai është shpallur fajtor për dhunimin e një gruaje shqiptare në Vushtrri, gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Por, e ashtuquajtura “Zyre për Kosovën”, këtë vendim të drejtësisë kosovare e cilëson si “politik”, dhe sipas tyre “kishte një proces pa prova e që pasoi me shkelje të procedurës penale”.
Përmendin edhe reagimin e presidentes Vjosa Osmani, raporton gazeta serbe Novoseti.
Pos, Osmanit edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përshëndetur vendimin e Gjykatës Themelore. /Shqip.com