Lajme Ballkan

Në Serbi frikësohen se Von Cramon mund t’u hakmerret autoriteteve nëse merr pushtetin

Aleksandar Vuçiq dhe Viola Von Cramon

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropain si dhe anëtarja e Partisë së Gjelbër, Viola Von Cramon, ka kritikuar disa herë autoritetet serbe, transmeton Shqip.com.

Von Cramon kishte kërkuar publikisht nga autoritetet serbe që të tregojnë se çfarë po ndodhte në fabrikën kineze “Linglong”, ku ishte zbuluar se punëtorët vietnamezë u janë nënshtruar kushteve ç’njerëzore të jetesës dhe punës.

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Nikolla Selakoviq, tha se akuzat e tilla nga Von Cramon janë metoda satanike.

Sipas mediave serbe, kjo nuk është hera e parë që autoritet në Serbi i reagojnë ashpër asaj, pasi që edhe ministri i Brendshëm serb reagoi duke thënë se “Von Cramon me siguri mund të gjejë një vend ose të paktën një territor ku fjala e saj do të thotë diçka”, por që “Serbia nuk është ai vend”.

Por sipas disa ekspertëve serbë, “të Gjelbërit dhe Viola Von Cramon mund të hakmerren kur të arrijnë në pushtet”, raporton nova.rs.

“Unë pres që kjo kritikë dhe masat e duhura nga Gjermania dhe Bashkimi Evropian, në të cilin Gjermania luan rolin kryesor, do ta ndjekin regjimin serb… Prandaj, nga pikëpamja e politikës shtetërore, nuk është shumë e mençur të grindemi me kritikët e situatës në Serbi”, ka thënë diplomati dhe eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare Sreçko Gjukiq.

Ai i ka cilësuar deklaratat e tila si “Aspak të mençura”, duke pasur parasysh që me shumë gjasë, Partia e Gjelbër mund të marrë Ministrinë e Jashtme të Gjermanisë./SHQIP.com