Në sallën e operimit në QKUK rridhte kanalizimi, rrezikonte pacientët nga infeksionet
Publikuar:
(18.06.2022 10:39:05)
Gjendje e mirë sa i takon nivelit të infeksioneve nuk është as në disa klinika të tjera të QKUK-së.
Nivel të lartë të infeksioneve kanë edhe Klinika e Neonatologjisë dhe Kirurgjisë Plastike.
Në vitin 2021, në Neonatologji 10.79 për qind e pacientëve kanë marrë infeksione spitalore.
Ndërsa, në Kirurgjinë Plastike 8.65 për qind e pacientëve.
Madje, në këtë të fundit Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë kishte hasur në rrjedhje të kanalizimit në një nga sallat e operimit./Shqip.com