Sport Ndërkombëtar

Në rast se Alonso dështon, Zinchenko mbetet opsion i Barçës

Barça ka pika strategjike të skuadrës që dëshiron t’i përforcojë dhe një prej tyre është mbrojtësi i majtë i Chelsea.

Ai është favorit, për arsye sportive dhe ekonomike, dhe në klubin e Barçës janë të bindur se Chelsea nuk do të vendosë shumë pengesa për të arritur një marrëveshje.

Në “Camp Nou”, megjithatë, ata po kërkojnë alternativa për çdo rast dhe një nga më të pëlqyerit është  Oleksandr Zinchenko i Manchester Cityt, raporton GOAL.

Oleksandr Zinchenko, Manchester City

Emri i tij është shfaqur sërish orët e fundit, ndonëse është lëvizje për të cilën flitet prej javësh.

Portalet e specializuara në ‘mercato’ bënë me dije se mbrojtësi i majtë ishte rekomandim nga Ferran Torres, i cili iu bashkua Barçës po nga City.

Ukrainasi përfundon kontratën e tij në vitin 2024 dhe ‘Cityzns’ duket se dëshirojnë ta shesin atë në mënyrë që të inkorporojë një tjetër mbrojtës të majtë.

Oleksandr Zinchenko, Manchester City

Skuadra e Pep Guardiolas thuhet se po shqyrton mundësinë e nënshkrimit të Tyrick Mitchell , mbrojtësit të majtë të Crystal Palace, kontrata e të cilit përfundon në vitin 2025. /Shqip.com