Lajme

Në QKUK për herë të parë kryhet operacioni i largimit të tumorit të hipofizës

Foto: ShSKUK

Në Klinikën e Neurokirurgjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, për herë të parë është kryer operacioni i largimit të tumorit të hipofizës (gjëndra hormonale në tru).

Siç njofton Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës, operacioni është kryer nëpërmjet rrugës nazale me qasje transfenoidale.

Operimi bëhet e ditur se ka përfunduar me sukses, ndërsa pacientja e operuar aktualisht është në gjendje stabile shëndetësore.

“Ekipi profesional i neurokirurgëve udhëhiqej nga Prof. Mentrol Petrela, i shoqëruar edhe nga neurokirurgët nga Kosova, të asistuar nga anesteziologë dhe ekipi përcjellës i Klinikë së Anesteziologjisë dhe Mjekimit Intensiv”.

“Ky sukses është arritur falë bashkëpunimit institucional ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, e cili do të zgjerohet edhe më tutje”, thuhet në njoftimin për media të ShSKUK-së./SHQIP.com