Lajme

Në Prizren vidhen stoli ari dhe një pistoletë

Ilustrim
Ilustrim

Një grua ka raportuar se disa persona kanë hyrë në shtëpinë e saj dhe i kanë vjedhur stoli ari dhe një pistoletë.

“VJEDHJE E RËNDË- Fsh. Medvec, Prizren 22.07.2023 – 05:15. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se persona të panjohur kanë depërtuar me forcë brenda shtëpisë së saj dhe nga aty janë vjedhur stoli ari dhe një pistoletë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Bëhet e ditur se, rasti është nën hetime.

/Shqip.com