Ekonomi

Në portin e Durrësit po përpunohen mbi 11 mijë tonë mallra

Në portin e Durrësit po përpunohen sot 8 anije tregtare me 11.535 tonë mallra dhe rreth 1.410 njësi konteinerike.

Autoriteti Portual Durrës bëri të ditur se, sot po përpunohen 4 anije tregtare me 3500 tonë mallra si çimento, xhama, konstruksione metalike, 2 anije me 910 konteinerë janë në radën portuale, ndërsa janë në pritje për t’u përpunuar 2 anije me 8035 tonë mallra.

Sipas INSTAT, në tremujorin e parë 2023, volumi i mallrave të tregtuara me det (eksport dhe import) është 1.291,9 mijë tonë. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022, ky tregues është rritur me 5,5 %. Volumi i mallrave të eksportuara me det në tremujorin e parë 2023 zë 44,1 % ndaj totalit të volumit gjithsej të mallrave të eksportuara.

Porti i Durrësit është më i madhi në vend. Anijet tregtare që transportojnë mallra nga/drejt Durrësit kanë lundruar deri tani nga/drejt 67 porteve në 24 vende të botës.

/Shqip.com