Lajme Botë

Në përpjekje për ta shuar zjarrin – Vdesin dy zjarrfikës në Turqi

Zjarret në Turqi

Numri i të vdekurve nga zjarret në Turqi ka shkuar në gjashtë, pas dy zjarrfikës vdiqën tragjikisht në përpjekje për të shuar flakët, përcjell Shqip.com.

Lajmin e ka bërë të ditur Ministri i Bujqësisë dhe Pylltarisë, Bekir Pakdemirli.

“Ne martirizuam dy vëllezërit tanë heroikë që ndërhynë në zjarrin në Antalia. Dhimbja jonë është e madhe. Qoftë vendi i tyre parajsë. U uroj durim familjeve dhe të dashurve të tyre. Ngushëllime tona”, ka shkruar ministri në llogarinë e tij në Twitter.

Katër persona të tjerë, mes tyre edhe një çift i martuar, humbën jetën nga zjarret që prej ditësh kanë përfshirë Turqinë Jugore./SHQIP.com