Në përfundim të mandatit të tij, Abbott përshëndetet me kosovarët nëpërmjet një video
Ambasadori i Britanisë së Madhe, Nicholas Abbott, tashmë është në përfundim të mandatit të tij në Kosovë.
Ai sot nëpërmjet një videoje disa minutëshe, ka zgjedhur fjalët e tij më të mira për Kosovën dhe kosovarët.
Thotë se nga të gjitha vendet që ka vizituar, Kosova është një vend i veçantë që meriton sukses.
“Ka qenë një eksperiencë e veçantë. Mirëpritja e ngrohtë e popullit këtu ka bërë që puna dhe jetesa këtu të jetë ndryshe nga çdo gjë tjetër që kam bërë ndonjëherë. Ndërkohë që ka pasur sfida në katër vjet e gjysmë të fundit përfshirë COVID-in”.
Ai ka vazhduar duke thënë se marrëdhënia e ngushtë dhe e fortë mes vendeve tona do të thotë që ne të mbetemi partnerë dhe aleatë.
“Mburrem me trajnimin që ua ofruam FSK-së, dhe fokusi ynë do të jetë i vazhdueshëm për mbështetjen e familjeve që janë ende në pritje të lajmeve për të dashurit e tyre të rezultojnë ende të zhdukur”.
Abbott ka një porosi edhe për udhëheqësit e në Kosovë.
“Unë nuk kam recetë të lehtë për zgjidhje, por u bëj thirrje atyre që udhëheqin Kosovën të krijojnë një vizion të një vendi modern demokratik, i cili mbështet, inkurajon dhe mbron qytetarët e tij të të gjitha komuniteteve pa dallim”.
/Shqip.com