Lajme

Në Obiliq vdes një fëmijë 5-vjeçar, ra në lumë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në Raskovë të komunës së Obiliqit.

Një fëmijë i moshës rreth pesë vjeçare dyshohet se ka rënë në lumë duke humbur jetën. Rastin për media e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Rreth orës 18:15, është pranuar informata ndërlidhur me dyshimet për rënien në lum të një fëmije rreth pesë vjeç, në fshatin Raskovë të komunës së Obiliqit. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, me ç’rast ka vijuar kërkimet dhe gjurmimet në terren. Rreth orës 20:30 është raportuar për gjetjen e trupit të fëmijës por fatkeqësisht pa shenja jete”, ka shtuar Borovci.

/Shqip.com