“Ne nuk jemi kriminele dhe nuk kemi raste në polici”, reagon Ismaili pas vendimit të Gjykatës për rastin e Sekiraqës

Këngëtarja kosovare Adelina Ismaili ka reaguar pasi sot Gjykata Themelore në Prishtinë mori vendim dhe udhëzoi policinë e Kosovës që motrat Ismajli të shoqërohen me polici për në Gjykatë në rastin e Enver Sekiraqës.
Përmes një postimi në story në Facebook, ajo tha se asnjë polic nuk është në kërkim të saj dhe motrave të saj.
“Ne nuk jemi kriminele dhe nuk kemi raste në polici. Jemi dëshmitare të një rasti dramatik që ka ndodhur para 15 viteve dhe kemi bashkëpunuar me të gjitha institucionet e RKS-së për zbardhjen e rastit”, ka shkruar Ismaili.
Tutje, ajo tha se për më shumë se 10 vjet është kërkuar dëshmi nga to duke rrezikuar edhe jëtën me kërcënime e nuk merret asnjë asnjë vendim.
“Ky rast përsëritet çdo 3 vjet tash dhe nuk merret vendim final. Ne letrat adresuar gjykatësit jemi shprehur shumë konkretisht që ne i mbesim mbrapa deklaratave tona dhënë prokurorit të Eulexit, vitet 2016-2017, z.Carney dhe nuk dëshirojmë të thirremi sa herë i pandehuri bën apel”, tha ndër të tjera Ismaili.
Tutje, Ismaili tha se edhe nëse paraqiten në gjykatë do të fliten të njëjtat fjalë si ato që jnaë të shkruara në letra.
Postimi i plotë i saj:
