Lajme

Në një veturë në Fushë-Kosovë gjendet një çantë me 33 mijë €

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme në Fushë-Kosovë është ndaluar një veturë me targa gjermane.

Gjatë kontrollit, Policia njofton se në veturë, në çanta janë gjetur gati 33 mijë euro.

Me urdhër të prokurorit kujdestar shuma e parave te lartcekura është konfiskuar, ndërsa të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Fsh. Bresje, Fushë-Kosovë 26.01.2023-20:45. Njësia policore gjatë patrullimit kanë ndaluar veturën me targa gjermane me vozitës mashkull shqiptar, gjatë kontrollimit në çantat e tyre janë gjetur në pronësi një shumë e parave në vlerë tridhjetë e dymijë e nëntëqind (32 900)€. Prejardhja e parave nuk dihet. Me urdhër të prokurorit kujdestar shuma e parave te lartcekura është konfiskuar, ndërsa të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, njofton Policia e Kosovës.

/Shqip.com