Rozë

Në një lidhje me Argjendin? Flet vet Alvisa

Alvisa Qarri

Alvisa ishte një ndër konkurrentet më të komentuara të Përputhen.

Kjo pasi raporti me ish të dashurin, Hysen Rama ka bërë bujë të madhe në media.

Edhe lidhja me Bashkimin si dhe ndarja u komentua gjatë.

Por, a është Alvisa në një lidhje të re tashmë ?

Sot, ajo ishte pjesë e emisionit “Shqipëria Live” në “Top Channel” ku foli më shumë rreth jetës personale dhe asaj profesionale.

Ndër tjerash ajo deklaroi se është single dhe nuk e dinte që të ishte single do ishte më rehat sesa në një lidhje.

“Jo me Argjendin kemi marrëdhënie të mirë miqësore, jam single, jam me beqare se kurrë, nuk e dija që të jesh single është kaq rehat” deklaroi tutje Alvisa.

Ndryshe, ajo po vazhdon që të jetë e angazhuar me biznes./SHQIP.com