Sikur të mos mjaftonin deklarat e Adrolës, edhe Capital T flet për marrëdhënien e tij me të
Publikuar:
(18.06.2022 11:10:07)
Adrola Dushi dhe Capital T janë top lajm i mediave rozë.
Kjo pasi dyshja janë përfolur se janë në një lidhje dashurie.
Ndonëse vetë modelja ka mohuar gjithçka, fansat nuk janë të bindur me përgjigjen e saj. Së fundmi, lidhur me këtë ka folur dhe Capital T, i cili dha një intervistë për vëllezërit Veshaj.
“Me Adrolën jemi shok shumë të mirë. Me këtë rast, e përshëndesim Adrolën. Nëpër emisione ma përmendin gjithmonë, por jemi shokë shumë të mirë”, tha ai duke iu dhënë fund spekulimeve për një romancë mes tyre.
Ndryshe, ai ka thënë se ka respekt shumë të madhe për të.
Sa i përket jetës private ai ka deklaruar se është single dhe nuk e ka të vështirë ta thotë./SHQIP.com