Rozë

Në ndërrimin e motmoteve, kjo është surpriza që i pret sonte banorët e “Big Brother”

"Big Brother VIP"

Siç duket banorët e Big Brother do të kenë një surprizë të bukur nga “Vëllai i Madh” .

Ai ka vendosur që në natën e ndërrimeve të motmoteve do të jenë familjarët e tyre ata të cilët do të gatuajnë ushqimet e tyre të preferuara për t’ia bashkangjitur tryezës festive të Vitit të Ri.

Gjithashtu ata do të përgatiten edhe për shfaqjen që do të japin spektaklin e sotëm.

Ndryshe, ‘‘Vëllau i Madh” ka vendosur që të shtyje finale e Big Brother VIP.

Kjo pasi në promon e spektaklit të datës 1 janar, Big Brother do u komunikojë banorëve se formati do të shtyhet.

Në të mes tjerash thuhet: “Big Brother Vip për herë të parë do të jetë live në natën e parë të Vitit të Ri. Me datë 1 Janar, banorët e shtëpisë më të famshme do të vihen përpara një zgjedhje. A do pranojnë ata të vazhdojnë garën deri më datë 18 Shkurt, kur “Vëllai i Madh” ka vendosur të shtyjë finalen?”./SHQIP.com