Kulturë Kino

Në nderim të Vjosa Berishës, ambasada britanike ndanë bursë studimi

Ambasada e Britanisë në Prishtinë ka lansuar “Bursën Përkujtimore Vjosa Berisha” si pjesë të programit të saj të bursave “Chevening”, nën emrin e producentes së njohur shqiptare.

Sipas njoftimit në faqen zyrtare të ambasadës në Facebook thuhet se të lirë për të apikuar janë qytetarët e Kosovës dëshirojnë të studiojnë për një diplomë master në MB të financuar plotësisht në: Film (çdo disiplinë); Menaxhimi dhe Administrimi i Arteve, Festivalit ose Kulturës; Praktikë Kreative; ose Studimet e Komunikimit/Media.

Vjosa Berisha pati ndikim në fushat ku përkatësisht do të vlejë bursa.

“Çmimi i kushtohet kujtimit dhe trashëgimisë së Vjosa Berishës, e cila më parë ka qenë Shef i Chevening Alumni në Kosovë . Zgjedhja e subjekteve pasqyron gamën e fushave në të cilat Vjosa pati ndikim gjatë karrierës së saj, në mënyrë që të tjerët të vazhdojnë trashëgiminë e saj”, ka njoftuar ambasada britanike.

Edhe Vjosa Berisha po ashtu ka qenë fituese e bursës për një master në studimet e Medias dhe Komunikimit në Universitetin Westminster.

Aplikantët në Kosovë mund të aplikojnë për bursë për vitin akademik 2023/24 deri më 1 nëntor.

Aplikimet për bursa Chevening këtë vit akademik u hapën më 2 gusht dhe do të mbyllen më 1 nëntor./Shqip.com