Lajme

Në mungesë të kuorumit, dështon sërish mbledhja e Kryesisë së Kuvendit

Kryesia e Kuvendit

Ka dështuar të mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit.

Kështu ka bërë të ditur shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, e cila tha se kishte mungesë të kuorumit.

Tutje, ajo u shpreh se do të vazhdojnë me punën e Kuvendit.

“As sot nuk u mbajt mbledhja e Kryesisë, në mungesë të kuorumit. Ne vazhdojmë me punën e Kuvendit sipas kompetencave dhe detyrimeve që dalin nga Kushtetuta e Republikës dhe nga rregullorja e Kuvendit”, tha Kusari-Lila.

/Shqip.com