Në moshën 104 vjeçare e mësoi shkrim-leximin
Publikuar:
(05.12.2021 10:04:19)
Kuttiyamma, një grua 104-vjeçare në shtetin jugor indian të Kerala, kishte dashur gjithmonë të shkonte në shkollë.
Por një martesë e hershme dhe një jetë e përqendruar në punët e shtëpisë i dhanë fund kësaj ëndrre.
Por, ëndrra e saj u bë realitet kur më në fund pati një shans për t’u bashkuar me një program arsimimi të sponsorizuar nga qeveria.
Në moshën 104-vjeçare, ajo mësoi të lexonte dhe të shkruante – diçka që kishte dashur të bënte që kur ishte fëmijë.
Dhe më pas ajo u bë kryefjalë duke shënuar 89 pikë nga 100 në testin zyrtar të shkrim-leximit. /Shqip.com