Lajme

Në Mitrovicë digjen dy kamionë dhe një furgon

Në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Mitrovicë, të shtunën janë djegur dy kamionë dhe një furgon.

Zjarrfikësit kanë shuar zjarrin, teksa sipas ankuesit, vlera e dëmit është rreth 15.000 euro.

“Rr. 300 Dëshmorët e 1903, Mitrovicë 22.07.2023 – 17:52. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se në rrethana të pa njohur, nga zjarri janë përfshirë dy kamion dhe një fugon (kombi). Zjarrfikësit kanë shuar zjarrin. Sipas ankuesit, vlera e dëmit është rreth 15000 euro”, thuhet në njoftimin e policisë.

Bëhet e ditur se, rasti është duke u hetuar.

/Shqip.com