Lajme

Mitrovicë, afër 40 % e nxënësve ende nuk kanë tekste shkollore

Tekstet shkollore
Tekstet shkollore

Në Komunën e Mitrovicës sipas të dhënave të mbledhura, 38% të nxënësve nga klasat 1-5, ende nuk janë pajisur me tekste shkollore.

Kështu ka shkruar në Facebook, drejtoresha e arsimit në këtë komunë, Drita Kadriu.

Sipas saj, të dhënat e mbledhura nga shkollat, (përjashtuar 6 shkolla), tregojnë se 38 % të nxënësve nga klasat 1-5, ende nuk janë pajisur me tekste shkollore.

“Mësimdhënës mos i dënoni nxënësit (me qëndruar në një këmbë), për mungesë tekstesh”, ka shkruar ajo.

/Shqip.com