Në mesjavë zhvillohet xhiroja e 24-të e Superligës, ndeshja kryesore derbi i Gjilanit

Në mesajavë do të zhvillohet edhe xhiroja e 24-të e Superligës së Kosovës në futboll.
Ndeshja më interesante pritet të jetë, derbi i qytetit të Gjilanit ndërmjet Dritës dhe Gjilanit.
Gjilani në ndeshjet e fundit ka treguar formë më të lartë, pasi në pesë ndeshet e fundit nuk ka humbje me tri fitore dhe dy barazime.
Nga ana tjetër Drita në pesë ndeshjet e fundit ka dy fitore, dy humbje dhe një barazim.
Të dyja skuadrat janë duke luftuar për titull këtë stinor, me Gjilanin që gjendet në vendin e dytë, derisa Drita renditet e treta.
Në mesëjavë do të takohen edhe Prishtina me Feronikelin, me të dyja skuadrat që kërkojnë rikthimin te fitorja.
Me skuadrën nga kryeqyteti që tash e shtat ndeshje nuk di për fitore, ndërsa Nikli në tetë ndeshjet e fundit e ka vetëm një barazim dhe gjashtë humbje.
Prishtina gjendet në vendin e gjashtë me 26-të pikë, ndërsa Feronikeli është në vendin e fundit me 11-të pikë.
Ndeshjet e tjera që zhvillohen në mesjavë janë: Malisheva – Ballkani, Ulpiana – Dukagjini dhe Llapi Drenica./Shqip.com