Lajme Botë

Në mesin e trazirave, Peruja mbyll Machu Picchun

Peruja ka mbyllur vendin e saj të famshëm historik Machu Picchu për shkak të protestave vdekjeprurëse që po zhvillohen atje.

Mbyllja ndodhi gjatë ditës së shtunë pasi zyrtarët njoftuan për vrasjen e një protestuesi tjetër duke e quar në 46 numrin e viktimave që nga fillimi i protestave në dhjetor si shkak për kërkimin e dorëheqjes së presidentit të sapoemëruar peruan, Dina Boluarte.

Vdekja e fundit ndodhi në qytetin Ilave në jug.

Videoja nga Ilave që u shpërnda gjerësisht në rrjetet sociale tregon policinë duke qëlluar drejt e në një turmë demonstruesish indigjenë në sheshin e qytetit. Protestuesit e tërbuar u përgjigjën duke i vënë zjarrin një stacioni policie.

Përleshjet midis policisë dhe turmës në qytetin pranë liqenit Titikaca dhe kufirit me Bolivinë lanë 10 vetë të plagosur, thanë zyrtarët e spitalit, raporton Aljazeera.

Mes trazirave, Ministria e Kulturës tha se po urdhëronte mbylljen e rrjetit të shtigjeve inkase dhe kështjellës Machu Picchu “për shkak të gjendjes sociale dhe për të ruajtur sigurinë e vizitorëve”.

Përpara mbylljes së Machu Picchu, shërbimet hekurudhore në vend ishin pezulluar tashmë për shkak të dëmtimit të shinave nga protestuesit. E vetmja mënyrë për t’u ngritur në vendin e njohur turistik është me tren.

BE dënoi reagimin e qeverisë ndaj trazirës, duke thënë se policia kishte përdorur “forcë joadekuate” kundër protestuesve.

“BE i bën thirrje qeverisë dhe të gjithë aktorëve politikë të marrin hapa urgjentë për të rivendosur qetësinë dhe për të siguruar një dialog gjithëpërfshirës me pjesëmarrjen e shoqërisë civile dhe komuniteteve të prekura si rrugëdalje nga kriza. Krizat shoqërore e politike në vazhdim duhet të trajtohen në respekt të plotë të rendit kushtetues, rendit të ligjit dhe të drejtave të njeriut”, thoshte deklarate e 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.

Të paktën 400 vetë, duke përfshirë 300 të huaj, u bllokua në qytetin Aguas Calientes të cilët përgjëroheshin që të evakuohen.

Ekipet e shpëtimit më vonë evakuuan 418 turistë, tha ministria e turizmit në një postim në Twitter shoqëruar me fotografi të një treni dhe udhëtarëve ulur.

Javët e trazirave pasuan një përpjekje të dështuar nga ish presidenti Pedro Castillo në dhjetor për të shpërndarë Kongresin dhe sundimin me dekret, një veprim i dënuar nga gjykata kushtetuese si një “grusht shteti”.

Castillo u lirua dhe u arrestua dhe zëvendësi i tij Boluarte u ngjit në presidencë, duke u bërë personi i gjashtë që merr rolin në pesë vjet.

Seria e shpejtë e ngjarjeve u prit me zemërim nga përkrahësit e Castillo, rritja e pamundshme e të cilit nga një mësues i shkollës fillore dhe djali i fermerëve analfabetë në presidentin e vendit e bëri atë një ikonë popullore në mesin e shumë peruanëve me të ardhura të ulëta.

Në ditët e fundit, demonstruesit kanë sfiduar në mënyrë të përsëritur deklaratat e gjendjes së jashtëzakonshme në rajonet e shkatërruara nga dhuna e protestuesve.

Policia arrestoi 205 vetë të akuzuar për hyrje të paligjshme në kampusin e një universiteti të madh të Limës.

/Shqip.com