Lajme

Në mbledhjen e 111-të, Qeveria mori tri vendime

Kabineti i Qeverisë së Albin Kurtit, salla e mbledhjeve.

Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e 111-të në mënyre elektronike.

Siç ka njoftuar zyra e kryeministrit, në këtë mbledhje u morën tri vendime.

E para ka të bëjë për lidhjen e marrëveshjes mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian mbi pjesëmarrjen e Kosovës në programin “Qytetarët, Barazia, të drejtat dhe Vlerat”.

“Nismën për lidhjen e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian mbi pjesëmarrjen e Kosovës në programin e BE-së ‘’Qytetarët, Barazia, të Drejtat dhe Vlerat’’. Programi që njihet me shkurtesën në gjuhën angleze CERV, është vazhdimësi e programit të mëparshëm “Evropa për qytetarët”. Ky program synon mbështetjen dhe zhvillimin e shoqërisë së hapur, të barabartë dhe gjithëpërfshirëse të bazuara në të drejta demokratike dhe në shtetin e së drejtës”, thuhet në njoftimin ZK-së.

Edhe miratimi i dytë ka të bëjë me një marrëveshje në mes Kosovës dhe BE-së.

“Nismën për lidhjen e Marrëveshjes Financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për programin IPA 2023. Bashkimi Evropian është zotuar se do të ndihmojë vendet e rajonit me një pako për energjinë në funksion të tejkalimit të krizës aktuale energjetike. Në këtë kuadër për Kosovën janë zotuar 75 milionë euro për përkrahje të drejtpërdrejtë buxhetore në kuadër të programit vjetor IPA 2023”.

Kurse, Qeveria miratoi edhe ndryshimin dhe plotësimin e vendimit të saj me të cilin është miratuar analiza juridike për vlerësimin e bazës ligjore të akteve nënligjore të nxjerra nga Qeveria.

/Shqip.com