Në Lisbonë përurohet shtatorja e Nënë Terezës
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se bashkë me Kryetarin e qytetit të Lisbonës, Carlo Moedas, kanë përuruar shtatoren e Nënë Terezës.
Osmani ka thënë se kjo shtatore nuk është thjesht një vepër arti, por një urë që na lidhë me idealin e përjetshëm të shërbimit vetëmohues dhe dashurisë për të tjerët.
“Le të shërbejë kjo statujë si një kujtesë e vazhdueshme e bamirëses më të madhe që njohu njerëzimi!”, ka shkruar Osmani.
Postimi i plotë:
Tashmë edhe në qendër të qytetit të Lisbonës, Portugali!
Bashkë me kryetarin e qytetit të Lisbonës, Carlos Moedas, përuruam shtatoren e shenjtores shqiptare Shën Tereza.
Kjo shtatore nuk është thjesht një vepër arti, por mbi të gjitha, një urë që na lidhë me idealin e përjetshëm të shërbimit vetëmohues dhe dashurisë për të tjerët.
Le të shërbejë kjo statujë si një kujtesë e vazhdueshme e bamirëses më të madhe që njohu njerëzimi!
/Shqip.com