Lajme

Në Kongresin Amerikan, Konjufca u takua me Nancy Pelosi

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, dhe ish-Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, dhe ish-Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, është takuar me ish-Kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, i cili u prit në Kongresin Amerikan.

Konjufca përmes një cicërime në Twitter ka njoftuar për bisedën që ka pasur me Pelosin.

Ai tha se biseduam për progresin e Kosovës dhe jo vetëm.

Biseduam për progresin e Kosovës, zhvillimet e fundit politike në rajonin tonë dhe rikonfirmuam partneritetin e shkëlqyer dypalësh ShBA-Kosovë. Shprehim mirënjohjen tonë për mbështetjen e saj të hapur për aspiratat euro-atlantike të Kosovës”, ka shkruar Konjufca.

/Shqip.com