Lajme

Në Konferencën e Sigurisë, Gërvalla takohet me Kryediplomatin e Turqisë

Kryediplomatja e Kosovës, Donika Gërvalla, është takuar me homologun e saj nga Turqia, Hakan Fidan, në kuadër të Konferencës së Sigurisë që po mbahet në Mynih të Gjermanisë.

Për këtë takim ka njoftuar Ambasada e Turqisë në Kosovë, por pa dhënë detaje se për çfarë kanë diskutuar.

“Ministri jonë i Punëve të Jashtme, Hakan Fidan, u takua me zëvendëskryeministren e Kosovës dhe Ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, në korniza të Konferencës së Sigurisë në Mynih”, thuhet në njoftim.

/Shqip.com