Lajme Ballkan

Në komunat e banuara me shqiptarë në Serbi kutitë e zgjedhjes së presidentit mbetën bosh 

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq

Vetëm një numër i vogël i shqiptarëve votuan në Serbi, dhe të njëjtit bojkotuan fletat për votimin presidencial.

Sipas tyre kjo ndodhi, se kreu i shtetit nuk i përfaqëson ata, megjithatë ata që votuan thonë që po zhvillojnë luftë me asimilimin.

Në Bujanoc dhe në Preshevë, komuna këto të banuara me shqiptarë u pa një numër i vogël i votuesve, rreth 20% për qind e atyre të regjistruar.

Gjithashtu në këto zgjedhje u tha pasivizimi i vendbanimeve të tyre po ndikon që të ketë më pak votues e u ftuan të votojnë masivisht, raporton TCH.

Shqiptarët që jetojnë në Serbi garuan me dy lista në zgjedhjet parlamentare, atë të Koalicionit të Shqiptarëve të Bashkuar me në krye Shaip Kamberin dhe Alternativën e Shqipërim Arifit. Lista e Kamberit bojkotoi votimin për president, ndërkohë që Arifi votoi edhe në zgjedhjet presidenciale.

Shumë shqiptarët e Luginës së Preshevës nuk e ushtruan të drejtën e votës, serbët e Kosovës u organizuan e me autobus udhëtuan për më serbi për të votuar në zgjedhjet parlamentare e presidenciale.