Lajme

Në këtë qytet të Kosovës mund të gjejnë punë 800 persona

Komuna e Suharekës

800 persona mund të punësohen në Suharekë nëse ata kanë nevojë për punë.

Kështu ka bërë të ditur kryetari i kësaj komunë, Bali Muharremaj, i cili tha se firmat janë duke kërkuar punëtorë çdo ditë.

“Firmat e Suharekës, kompanitë kërkojnë punëtorë çdo ditë, është e vërtetë që nuk ka punëtor, ndoshta në Suharekë mund të gjejnë vend punë 800 persona përnjëherë nëse donë të hyjnë në punë”, ka thënë Muharremaj në “Info nata”.

Ai tha se kjo komunë nuk ka krizë, mirëpo punëtorë janë duke kërkuar.

“Nuk është krizë, unë mundem të them jo, se firmat e Suharekës lypin çdo ditë punëtorë… Minimumi mundem të them kështu, tash pata kontakt me kompaninë Solid para 10 ditësh dhe më njoftuan se të gjithë ata që kërkojnë punë paguhen mirë”.

Ai tha se nën 350 euro pagë nuk ka ./SHQIP.com