Lajme

Në këtë gjendje ndodhet varri i Shotë Galicës në Fushë Krujë

Varri i Shotë Galicës

Varri i Shotë Galicës, në Fushë Krujë nuk ndodhet në gjendje shumë të mirë.

Adnan Merovci, ka publikuar disa fotografi nga ky vend, ku hapësira rreth varrit shihet të jetë e mbuluar me ujë pas reshjeve të shiut.

“Sot, me nipat në nderim të Shotë GALICËS, në Fushë Krujë! Mbeta pa koment nga ambienti për rreth! Nipat vërejtën zemërimin tim dhe nuk më bënë asnjë pyetje”, ka shkruar Merovci në Facebook./Shqip.com