Lajme

Në Jezercë kapen nëntë persona duke luajtuar bixhoz, policia i liron të dyshuarit

Mjetet e konfiskuara nga Policia e Kosovës

Policia e Kosovës ka njoftuar se të enjten në fshatin Jezerc, të Ferizajit kanë reaguar ndaj nëntë personave të cilët kishin zhvilluar aktivitete joligjore, bixhoz.

Lidhur me rastin, PK-ja thotë se me vendim të prokurorit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj është iniciuar rast penal ndaj personit me inicialet P.V., për veprën ‘’Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.

Po ashtu, njofton se u janë konfiskuar materialet e gjetura.

“Policia i ka marrë veprimet e nevojshme hetimore, duke bërë fotografimin dhe si dëshmi materiale kanë gjetur një pako me 301 çipa që konvertohen në shuma të caktuara të parave dhe 2 palë letra që janë përdorur për të luajtur bixhoz, të cilat janë konfiskuar”, thuhet në njoftim.

Pas intervistimit nga policia, me vendim të Prokurorit të gjithë personat janë liruar për procedurë të rregullt të mëtejme hetimore./Shqip.com