Lajme

Në Jarinje sot ka më shumë serbë të grumbulluar

Pika kufitare në Jarinje, serbët e grumbulluar për të protestuar kundër reciprocitetit të targave

Në pikën kufitare në Jarinje sot ka më shumë serbë të mbledhur krahasuar me ditën e djeshme.

Sipas portalit në gjuhën serbe Kosovo Online, gjithnjë e më shumë serbë po i bashkohen protestave kundër reciprocitetit të targave, hap që të hënën e ndërmori Qeveria e Kosovës.

Lexo edhe:
Liberalët fitojnë zgjedhjet në Kanada

Nata e djeshme ka kaluar pa asnjë incident, përpos zhurmave të serbëve që bënin gjatë shprehjes të pakënaqësive.

Të hënën Njësitet Speciale të Policisë së Kosovës u pozicionuan në pikat kufitare Kosovë – Serbi, pasi Qeveria filloi zbatimin e dekretit për reciprocitetin e targave.

Për këtë, të martën në Beograd do të mblidhet Këshilli për Siguri Kombëtare në Serbi.

Siç raportohet tema kryesore do të jetë Kosova. /Shqip.com