Lajme

Në hetim ish-gruaja dhe bashkëjetuesja aktuale, Arben Ahmetaj pastronte paratë familjarisht

Hetimet ndaj ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj janë thelluar edhe më shumë nga ana e prokurorëve të SPAK.

Përveç Albina Mançkës, së cilës iu komunikua akuza një ditë më parë për “fshehje dhe mos deklarim të pasurisë”, si dhe “pastrim të produkteve të veprës penale”, e njëjta akuzë iu komunikua avokatëve mbrojtës edhe për bashkëjetuesen aktuale të ish-zëvendëskryeministrit, Arben Ahmetaj, Erjola Hoxha.

Lexo edhe:
SPAK thërret ish-bashkëshorten e Arben Ahmetajt

Mësohet se akuza iu komunikua avokatëve ditën e djeshme, ndërsa hetimet vijojnë deri më datë 22 qershor.

Aktualisht, SPAK ka të sekuestruar dy vila, një në Palasë dhe një në Hamallaj, dy llogari bankare, disa apartamente, mes tyre edhe atë në të cilën jeton ish-bashkëshortja e Ahmetaj, që sipas akuzës janë produkte të korrupsionit.

/Shqip.com