Lajme

Në Gjilan vdes një punëtor në vendin e punës

Fotografi ilustruese
Fotografi ilustruese

Një punëtor ka vdekur në Partesh të Gjilanit derisa ishte në vendin e punës.

Në raportin 24-orësh të policisë, thuhet se i njëjti pas lëndimeve të marra është dërguar në Spitalin e Gjilanit, ku edhe ka ndërruar jetë.

Teksa me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

“Raportohet se viktima mashkull kosovar derisa ishte në vendin e punës ka pësuar lëndime trupore, me ç’rast i njëjti është dërguar në Spitalin e Gjilanit ku si pasojë e lëndimeve të marra viktima ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftim.

/Shqip.com