Lajme

Në Gjilan konfiskohen 87 kg mjaltë të kontrabanduar

Ilustrim.
Ilustrim.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dushuarit në fshatin Gadish në Gjilan, policia ka gjetur dhe konfiskuar 87 kilogramë mjaltë të kontrabanduar.

“Fsh. Gadish, Gjilan 10.03.2023 – 14:50. Njësitë policore gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit mashkull  kosovar kanë gjetur dhe konfiskuar 87 kavanoz me nga 1 kg me mjaltë e cila dyshohet të jetë e kontrabanduar”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, me vendim të prokurorit, rasti vazhdon me procedurë të rregullt.

/Shqip.com